Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Lajm i mirë: Gjykata Kushtetuese ua njeh kontributin punëtorëve të larguar nga puna në vitet e 90-ta

30/12/2022 - 21:03
në Kryesore, Lajme
A A
Kushtetuesja e publikon vendimin e plotë për rastin e propozimit për kryeprokuror
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjykata Kushtetuese sot ka shpalluar jokushtetuese dispozitat e Ligjit për Skema Pensionale të Financuara nga Shteti dhe Udhëzimin Administrativ të Qeverisë dhe të cilët kanë kufizuar të drejtën e qyetarëve për të përfituar nga kjo kategori pensionesh në dëshmi për 15 vjet pune.

Në një njoftim për media, Kushtetuesja njofton se ka marrë një vendim në lidhje me një ligj rreth skemave pensionale, e që prek kontributëdhënësit para vitit 1999, kur përfundoi lufta. Sipas Kushtetueses, vitet 90-të nuk duhet të llogariten si kohë për kontributëdhënie në sistemin pensional, pasi atëbotë pothuajse të gjithë shqiptarët qenë larguar nga puna.

Nëpërmjet këtij aktgjykimi, Kushtetuesja i dha fund trajtimit të privilegjuar të personave që vazhduan të punonin në sistemit e regjimit serb gjatë viteve 90-ta përkundër masave të ashpra e trajtimit diskriminues ndaj shqiptarëve. Nga tash e tutje, të gjithë qytetarëve të dëbuar nga puna do t’u njihen vitet 90-ta si kontribut në skemat pensionale.

Organi i autorizuar për të interpretuar Kushtetutën e ka shpallur si jokushtetues kriterin prej 15 viteve përvojë punë para luftës së viteve 1998-1999, që ishte edhe thelbi i krejt kritikës ndaj Ligjit për Skema Pensionale dhe një udhëzimi tjetër administrativ të Qeverisë Kurti.
Gjykata Kushtetuese ka konstatuar si jokushtetuese nga paragrafet, që lidhen me përvojën e punës në kohëzgjatje për 15 vite para luftes. Në vendimin e saj, thuhet se bazuar në rrethanat historike dhe politike të viteve 90-ta, gjatë sëcilës kohë të shumica e punësuarve u larguan nga puna si pasojë e ligjeve diskriminuese.

Çka vendosi Gjykata Kushtetuese?

Organi më i lartë gjyqësor në vend, pra Gjykata Kushtetuese, sot ka shpalluar jokushtetuese dispozitat e Ligjit për Skema Pensionale të Financuara nga Shtetit dhe Udhëzimit Administrativ të Qeverisë dhe të cilët kanë kufizuar të drejtën e qyetarëve për të përfituar nga kjo kategori pensionesh në dëshmi për 15 vjet pune.

Gjykata Kushtetuese, sipas komunikatës të publikuar sot, ka sqaruar që punëtorët përgjatë viteve të 90-të janë larguar nga vendet e punës bazuar në ligje diskriminuese. Tutje, aty theksohet se Republika e Kosovës ka përgjegjësi të trajtoj këtë kategori qyetarësh në mënyrë të drejtë, duke ua njohur kontributin e dhënë në raport me kohëzgjatjen e kontributit dhe jo të kufizojë të drejtën në këtë pension në 15 vite përvojë, që në rrethanat politike të viteve 90, mund të arrijë vetëm një kategori shumë e kufiziuar qyetarësh.

“Gjykata thekson që Gjykata referuese, bazuar në pesë (5) konteste në shqyrtim para saj dhe që ndërlidhen me të drejtën e palëve përkatëse për pension kontributpagues, ka kërkuar vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit në lidhje me Udhëzimin Administrativ të aplikueshëm dhe të kontestuar në këtë rast, sa i përket kriterit të përvojës së punës në kohëzgjatje prej pesëmbëdhjetë (15) vitesh para 1 janarit 1999, në rrethanat historike dhe politike të viteve të ‘90-ta, përgjatë të cilave, pjesa dërrmuese e të punësuarve, ishin larguar nga vendet e tyre të punës bazuar në ligje diskriminuese.” – thuhet në vendim.

Tutje, Kushtetuesja thekson se njëzëri ka vendosur se disa nga nenet përkatëse janë në shpërputhje me kriterin e barazisë para ligjit.

“Gjykata, njëzëri, vendosi që (i) kërkesa është e pranueshme; dhe (ii) paragrafi 2 i nenit 8 të Ligjit nr.04/L-131 për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti në lidhje me nën-paragrafin 2.3 të paragrafit 2 të nenit 6 të Udhëzimit Administrativ nr.09/2015 për “Kategorizimin e Shfrytëzuesve të Pensionit Kontributpagues sipas Strukturës Kualifikuese dhe Kohëzgjatjes së Pagesës së Kontributeve-Stazhit Pensional”, nuk janë në përputhshmëri me nenin 24 [Barazia para Ligjit] në lidhje me nenin 14 (Ndalimi i diskriminimit) dhe nenin 1 (Ndalimi i Përgjithshëm i Diskriminimit) të Protokollit nr. 12 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.” – theksohet në aktgjykim.

Gjykata Kushtetuese i ka dhënë Kuvendit dhe Qeverisë gjashtë muaj kohë që të bëjnë ndryshimin e Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shtetit, duke adresuar diskriminin e kësaj kategorive të qytetarëve.

“Bazuar në këto parime dhe sqarimet e shtjelluara në Aktgjykimin që do të publikohet, Gjykata vlerësoi se në rrethanat e rastit konkret, siguria juridike mbrohet në mënyrë më efektive duke përcaktuar shfuqizimin e dispozitave të vlerësuara si në kundërshtim me Kushtetutën pas një periudhe gjashtë (6) mujore, përkatësisht më 15 korrik 2023, në mënyrë që (i) të evitohet zbrazëtia juridike e cila, ndër tjerash, mund të afektojë negativisht edhe qytetarë të cilët mund të përfitojnë nga dispozitat përkatëse të Ligjit të kontestuar në lidhje me Udhëzimin Administrativ të kontestuar; dhe (ii) t’i akordohet një periudhë kohore e arsyeshme Kuvendit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, respektivisht, që të ndërmarrin veprimet e nevojshme për plotësimin dhe ndryshimin e nenit 8 të Ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti, në pajtim me Kushtetutën dhe këtë Aktgjykim.” – përfundon aktgjykimi.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë