Kuvendi komunal i Vushtrrisë në mbledhjen e ardhshme do të marrë një vendim me rëndësi për të gjithë punëtorët e administratës brenda këtij institucioni, që së shpejti të paguajë shujtat ditore për ta, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Në propozimvendimin që u është dërguar anëtarëve të Asamblesë Komunale të Vushtrrisë precizohet se punëtorëve do t’iu paguhen shujtat ditore në shumën prej 3 euro për çdo ditë pune.
Ky është edhe një vendim i radhës në të mirë të zyrtarëve të administratës që merret nga kryetari i komunës Ferit Idrizi.














