Komuna e Vushtrrisë ka marrë vendim për të subvencionuar fermerët e kësaj komune me 5 cent pë litër të qumështit, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Lajmin e ka bërë të ditur vet kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi.
“Shumë i lumtur të ndaj lajmin, që për herë të parë Komuna e Vushtrrisë shpalli subvencionimin me pesë (0.05)cent për litër të qumështit.” – shkruan Idirizi.
Njoftimi i plotë:
SUBVENCIONIM ME PESË(0.05) CENT PËR LITËR QUMËSHT PËR HERË TË PARË NË QYTETIN E VUSHTRRISË
Shumë i lumtur të ndaj lajmin, që për herë të parë Komuna e Vushtrrisë shpalli subvencionimin me pesë (0.05)cent për litër të qumështit.
Jam zotuar se do të jem afër bujqve e fermerëve tanë të vyer dhe këtë po e bëjmë çdoherë. Bashkë na presin punë të mira për qytetin e Vushtrrisë!
#vazhdojmë













