Komuna e Vushtrrisë ka marrë vendim që të ofrojë të gjitha llojet e certifikatave pa pagesë brenda Republikës së Kosovës, raporton Gazeta Online VeriuInfo.
Këtë lajm e ka dhënë i pari i kësaj komune.
Postimi i plotë:
Për të gjithë qytetarët e Vushtrrisë do të ofrojmë pa pagesë të gjitha llojet e certifikatave për përdorim brenda Republikës së Kosovës.
Lirimi nga pagesa do të bëhet për qytetarët që kanë vendbanimin në Vushtrri.
Krijimi i lehtësirave administrative për qytetarët vushtrrias është prioritet i qeverisjes sime dhe në këtë drejtim po punojmë në vazhdimësi.
#përqytetarët













