Vushtrria sot ka marrë një lajm të mirë pasi do të ndërtohet objekti i ri i “Kryqit të Kuq” në këtë komunë, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Objekti i ri i “Kryqit të Kuq” do të jetë bashkëfinancim mes komunës së Vushtrrisë dhe kësaj organizate dega në Vushtrri.
Në mbledhjen e ditës së sotme të Kuvendit Komunal, që vazhdoi nga dita e djeshme pasi u ndërpre për mungesë kuorumi, legjislativi vushtrrias ka marrë vendim duke autorizuar kryetarin e komunës, Ferit Idrizi, që të nënshkruaj memorandum bashkëfinancimi.
Ky projekt do të duhej të bashkonte të gjitha partitë politike, por kjo nuk ndodhi edhe me LDK-në dhe Vetëvendosjen të cilat nuk morën pjesë në seancën e sotme për të votuar një projekt kaq të rëndësishëm.
Ky projekt kap shifrën e afër 90 mijë euro, ku 60% financohet nga “Kryqi i Kuq” kurse 40% komuna e Vushtrrisë.












