
Njohja e patentë-shoferëve nga Kosova është futur në rendit e ditës në Bundesratin gjerman.
Seanca, ku pritet të bëhet njohja e patentë-shoferëve, do të mbahet më 11 shkurt.
Lajmin e ka bërë të ditur gazetari i Deutsche Welle, Bahri Cani.
Bundesrati është Këshilli i Ministrave, ku përfaqësohen të gjitha landet e Gjermanisë.
“Njohja e patentave futet përfundimisht në rend dite!!!
Rendi i ditës për seancën e Bundesratit (Këshillit të Ministrave, ku përfaqësohen të gjitha landet e Gjermanisë) është shkurtuar bukur shumë sot. Por në pikën 23 të rendit të ditës mbetet shqyrtimi i njohjes së patentave të shoferëve për shtetasit e Shqipërisë, Kosovës, Britanisë së Madhe dhe Moldavisë në Gjermani.
Sipas rregullave, rendi i ditës ka mundur të ndryshojë deri më sot më 1 shkurt. Ndërsa seanca mbahet më 11 shkurt. Nëse eventualisht ka ndonjë ndryshim të papritur, do t’ju njoftoj me kohë. Unë me siguri që do ta përcjell me shumë vëmendje këtë çështje”.












