Gjatë ditës së sotme Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka ndarë një lajm të mirë për bujqit vushtrrias.
Idrizi ka njoftuar bujqit vushtrrias se do të fillojë ndërtimi i 273 serrave me një shumë që është mbi 300 mijë euro.
“Shumë i lumtur që në prani të qytetarëve nënshkruam kontratat me përfituesit e serrave, të cilat janë bashkëfinancim i Komunës së Vushtrrisë dhe Islamic Relief” shkruan Idrizi.
Krejt në fund të postimit Idrizi thotë se përfituesit e serrave u shprehen falënderues dhe të lumtur me mbarëvajtjen e tërë procesit.
“Do jemi afër bujqve të vyer vushtrrias” shkruan Idrizi ndër të tjerash.












