Kuvendi Komunal pritet që në seancën e 31 majit të merr vendim që e diela të jetë ditë pushimi.
Ky vendim i tyre pritet të vjen pas vendimit që e ka marrë këtë vit komuna e Vushtrrisë, që e diela të jetë pushim dhe që tashmë nga ky muaj është duke e zbatuar.
Burime të Veriu info bëjnë të ditur se Kuvendi Komunal do të vendos që të drejt pune të kenë vetëm lokalet e gastronomisë dhe barnatoret me rotacion.
Përderisa gjitha veprimtaritë tjera biznesore, përfshirë edhe qendrat tregtare do të jenë të mbyllura të dielen.
Pushimi gjatë të dieles ju mundëson punëtorëve që të jenë pranë familjeve të tyre të paktën një ditë të javës, duke ua pamundësuar punëdhënësve shfrytëzimin e tyre edhe vikendeve.













