Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në rrugën Skenderaj – Drenas ku një 33 vjeçar ka ndërruar jetë, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Policia ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:30, ku një veturë është përfshirë në aksident.
Si pasojë shoferi dhe pasagjeri kanë mbetur të lënduar, kurse rreth orës 22:00 në QKUK ka vdekur shoferi i lënduar rëndë.
Njoftimi i plotë policor:
Një aksident trafiku me pasojë fataliteti është shkaktuar sot rreth orës 14:30, në rrugën rajonale Skenderaj -Drenas përkatësisht në fshatin Polac.
Në aksident është përfshirë një veturë, ku si pasojë e aksidentit lëndime kanë pësuar shoferi dhe pasagjeri . Ndërsa reth orës 22:00, është raportuar se si pasojë e lëndimeve në QKUK ka vdekur shoferi i veturës i moshës rreth 33 vjeçar.
Foto ilustrim













