Një person ka humbur jetën sot në rrugën “Ismail Loshi” në Mitrovicë, raporton Gazeta Online Veriu.info.
I ndjeri ka rënë nga kati i 3 i shtëpisë së tij, ngjarje që u konfirmua edhe nga Policia e Kosovës.
Kështu ka deklaruar për Veriu.info zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
“Sot , rreth orës 15:23 është raportuar se në rrugën ” Ismail Loshi” në Mitrovicë, si pasoj e rënies nga lartësia katit të III-të, të shëpisë së tij ka humbur jetën viktima mashkull/kosovar rreth 52 vjeçar.” – deklaroi Zahiti.












