Një rast i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në minierën e Trepçës ku së paku 12 minatorë janë lënduar rëndë.
Kështu merr vesh nga burimet e saj Gazeta Online Veriu.info.
Dyshohet se acidi sulfurik u ka rënë në trup duke u shkaktuar lëndime trupore.
Të lënduarit janë dërguar me urgjencë në Spitalin e Mitrovicës.