Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Lajm me rëndësi për njohjen e patentë shoferëve të Kosovës nga Gjermania

05/02/2022 - 12:06
në Kryesore, Lajme
A A
Njohja e patentë shoferëve të Kosovës nga Gjermania, ky është lajmi i fundit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjermania dhe Kosova janë shumë afër finalizimit të marrëveshjes për njohjen e patentë shoferëve. Verdiktin final për këtë gjë pritet që ta japin anëtarët e Bundesrat-it gjerman në seancën e 11 shkurtit 2022. Nga 69 anëtarë sa janë pjesë e Bundesrat-it, 35 vota duhet të jenë në favor të njohjes së patentë shoferëve të Republikës së Kosovës.

Votën “për” pritet ta japin “Të Gjelbërit”, të cilët kanë një numër të konsiderueshëm të përfaqësuesve në Bunderat. Kështu ka thënë në një përgjigje ekskluzive për Gazetën Express, zëdhënës i partisë së “Të Gjelbërve” për çështje të të drejtave të njeriut, Boris Mijatovic.

“Sipas informacioneve të mia, “Të Gjelbërit” në Bunderat e mbështesin njohjen e patentë shoferëve nga Kosova. Sido që të jetë, vendimi nuk varet vetëm nga “Të Gjelbërit”, por edhe nga partitë tjera të cilat kanë përfaqësues në Bundesrat”, ka thënë Mijatovic për Gazetën Express.

Mijatovic tutje ka treguar për punën e funksionimit të Bundesrat, dhe numrin e shteteve federale ku “Të Gjelbërit” kanë përfaqësues.

“Bundesrati punon ndryshe nga Bundestagu. Bundesrati është parlamenti i 16 shteteve federale Brenda Gjermanisë. Përbëhet nga përfaqësuesit e 16 koalicioneve qeverisëse të shteteve federale. Secili nga 16 shtetet ka një numër të votave në mes tre dhe gjashtë (varësisht nga numri i popullsisë). Në total janë 69 vota, kështu që shumica krijohet me të paktën 35 vota. Secili prej 16 qeverive të përfaqësuara në Bundesrat vendosin në mënyrë uniforme dhe të pavarura nga njëra-tjetra. “Të Gjelbërit” përfaqësohen në 10 prej 16 koalicioneve qeverisëse”, ka shpjeguar Mijatovic për Express.

Zëdhënësi i “Të Gjelbërve” thotë se për shkak të kësaj përbërje dhe konstelacionit të Bundesratit nuk është e mundur që të bëhet ndonjë parashikim për rezultatin e votimit.

Në fund, Boris Mijatovic thotë se personalisht e mbështet njohjen e patentë shoferëve të Kosovës.

“Shpresoj se ju ndihmova me përgjigjet e mia. Unë personalisht e mbështes njohjen e patentë shoferëve nga Kosova”, ka përfunduar Mijatovic.

Në Bunderat janë gjithsejtë 7 parti, shumica e të cilave deri tani kanë mbajtur qëndrime përkrahëse për proceset në të cilat ka kaluar Kosova. Numër të madh përfaqësuesish ka CDU-ja e ish kancelares Angela Merkel.


Lidhur me këtë çështje ditë më parë ka njoftuar edhe edhe ambasada e Kosovës në Berlin, duke njoftuar për procesin, pas interesimit të shumtë të qytetarëve.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë