Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Lajm më rëndësi për punëtorët/ Në kuvend sot votohet ky projektligj i rëndësishëm

13/05/2022 - 10:07
në Ekonomi, Kryesore, Lajme
A A
Lajm më rëndësi për punëtorët/ Në kuvend sot votohet ky projektligj i rëndësishëm
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot. Një prej pikave që është në rend dite është edhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore.

Sipas propozimit të Qeverisë, paga minale do të jetë 264 euro bruto, e 250 neto. E nga Lëvizja Vetëvendosje presin që ky propozim të kundërshtohet nga opozita.

Ka qenë deputeti Armend Muja, ai që ka shkruar për këtë punë. Sipas tij, PDK’ja do të kundërshtojë rritjen e pagës minmale me arsyetimin se s’është e lidhurme beneficionet e veteranëve.

E AAK’ja thotë se do ta kundërshtojë me arsyetimin që paga minale s’është 400 euro.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka miratuar më 13 prill projektligjin e propozuar nga ministria e Financave që ka të bëjë me plotësimin dhe ndryshimin e ligjeve që i hap rrugë rritjes së pagës minimale në 250 euro neto apo 264 euro bruto.

Ministri Hekuran Murati kishte thënë në mbledhjen e qeverisë se miratmi i projektligjit në qeveri dhe më pastaj në Kuvend do t’i hapë rrugë sjelljes përsëri në qeveri të vendimit për rritjen e pagës minimale në 264 euro bruto.

“Miratimi i këtij projektligji në qeveri e Kuvend i hap rrugë sjelljes në qeveri të vendimit për rritjen e pagës minimale në vlerë prej 264 euro bruto apo 1.5 euro për orë. Ju ftoj që ta mbështesni këtë vendim dhe t’i hapet rrugë miratimit të pagës minimale”, kishte thënë ai.v

Projektligji u miratua me shumicë votash nga kabineti qeveritar.

Murati kishte shpjeguar rregullimet që synohen me anë të këtij projektligji që sipas tij ka për synim të eliminojë pasiguritë juridike rreth pagës minimale në nivel kombëtar.

“Projektligji në fjalë ka për qëllim të plotësojë dhe ndryshojë ligjet të cilat edhe ndërlidhin shumën e benificioneve apo kompenzimeve me pagën minimale si dhe të ndryshojë shkallët tatimore në të ardhurat personale dhe të ndryshojë procedurën pra të vendosjes së pagës minimale. Paga minimale është instrument i tregut të punës edhe duhet t’i shërbejë vetëm këtij funksioni. Me miratimin e këtij projektligji paga minimale do të shërbejë vetëm për rritjen e pagës së punëtorëve me pagë të ulët deri në një nivel adekuat si shumë minimale e shpërblimit që një punëdhënësi i kërkohet të paguajë një punëtor për orë pune. Prandaj përmes këtij ligji synohet që të eliminohen mëdyshjet apo pasiguritë juridike rreth pagës minimale në nivel kombëtar, specifikisht lidhshmërinë e pagës me nivelin e benificioneve sociale”, kishte thënë Murati.

Ai ishte shprehur se ky projektligj do të rregullojë edhe shkallën tatimore të pagës minimale për personat që marrin rreth 250 euro në muaj.

JU REKOMANDOJMË

Kajtazi: Kryegjyqtari Smith veç sa nuk e falënderoi Rexhep Selimin

Kajtazi: Kryegjyqtari Smith veç sa nuk e falënderoi Rexhep Selimin
17/09/2026 - 22:19

Gazetari Vehbi Kajtazi ka komentuar në emisionin “Rubikon” të Klan Kosova pjesën e aktgjykimit ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së, duke e vlerësuar si të qëllimshme mënyrën se si kryetari...

Më shumëDetails

Endrit Thaçi falënderon shqiptarët në protestë: Populli është me UÇK-në, ushtria është e pastër

Endrit Thaçi falënderon shqiptarët në protestë: Populli është me UÇK-në, ushtria është e pastër
17/09/2026 - 22:15

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e dhënë pas aktgjykimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Ai është deklaruar gjatë...

Më shumëDetails

Haxhiu: Mbrojtja e ish-drejtuesve të UÇK-së është detyrë qytetare dhe institucionale

Abrashi konfirmon Haxhiun për kryetare të Kuvendit
17/09/2026 - 22:07

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka thënë se mbrojtja e ish-drejtuesve të UÇK-së është detyrë qytetare dhe institucionale. Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu...

Më shumëDetails

Protestës në Prishtinë për ish-krerët e UÇK-së i bashkohen Endrit Thaçi dhe djemtë e Kadri Veselit

Protestës në Prishtinë për ish-krerët e UÇK-së i bashkohen Endrit Thaçi dhe djemtë e Kadri Veselit
17/09/2026 - 21:56

Po mbahet një protestë para objektit të Qeverisë së Kosovës, pas verdiktit të Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së. Në këtë protestë ka arritur edhe ish-kryetari i Prishtinës,...

Më shumëDetails

Meha: Nuk është koha për përçarje, por për veprim të përbashkët

Meha: Nuk është koha për përçarje, por për veprim të përbashkët
17/09/2026 - 21:15

Ish ministri i Mbrojtjes, Armend Meha ka reaguar përmes një postimi në Facebook pas aktgjykimit të djeshëm në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Meha ka...

Më shumëDetails

Protestuesit nisin të mblidhen para Qeverisë

Protestuesit nisin të mblidhen para Qeverisë
17/09/2026 - 20:54

Qytetarë të shumtë kanë nisur të mblidhen edhe sonte në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, për të protestuar pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për dënimin e ish-krerëve...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gjyqtari Smith që dënoi dje krerët e UÇK’së s’humb kohë, merr vendim të ri

    Gjyqtari Smith që dënoi dje krerët e UÇK’së s’humb kohë, merr vendim të ri

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Gruaja e Behajdin Allaqit në vitin 2000 kishte deklaruar se burrin ia ka marrë policia serbe

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • “KU JE SHPIUNE?” – Aksion në objektin e Ministrisë së Drejtësisë, të drejtuar nga Donika Gërvalla – Schwarz

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Si veproi Apeli dhe Supremja në Hagë në rastet e Calit, Gucatit, Haradinajt e Shalës?

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Çfarë ka në syrin e Leonorës? Këngëtarja tregon çka i ndodhi

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë