Shtrenjtimi i naftës në Kosovë ka ndikuar në rritjen e çmimit të shumë produkteve dhe shërbimeve që ofrohen.
Por si duket një dukuri e tillë nuk do të prek xhepin e qytetarëve që udhëtojnë në relacionet Mitrvicë – Prishtinë, Vushtrri – Prishtinë dhe anasjelltas.
Kjo pasi çmimi i biletës do të mbetet i njëjtë siç ka mësuar Gazeta Online Veriu.info nga burimet e saj.
Madje një gjë të tillë për Veriu.info e ka raportuar njëri nga pronarët e kompanive që operon në këto relacione.
Ai ka thënë se ka pasur mosmarrëveshje mes kompanive për rritjen e çmimit të biletave, dhe si rezultat i kësaj çmimi ka mbetur i njëjtë, pra Mitrovicë – Prishtinë 1 euro për student dhe 1.50 euro për udhëtar tjerë, kurse Vushtrri – Prishtinë 0.70 euro për student dhe 1 euro për udhëtar./Veriu.info/













