
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka pësuar sot një aksident komunikacioni me veturë zyrtare derisa shoqërohej edhe nga një person tjetër, raporton Gazeta Online Veriu info.
Peci ishte duke udhëtuar për të realizuar vizita tek fermerët.
Veriu info mëson se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar 7 persona.
Ministri Peci dhe shoqëruesi i tij pas trajtimit janë liruar në shtëpi./Veriuinfo/












