EPolicia e Kosovës sonte po zhvillon një aksion në shkallë të gjerë në Mitrovicë nën dyshimin e bastoreve ilegale.
Kështu ka mësuar nga burimet e saja Gazeta Online Veriu.info, sipas të cilave ky aksion ka përfshirë kafiteri të shumta në Mitrovicë.
Aty dyshohet se funksionojnë bastore ilegale, të cilat ofrojnë këto shërbime ilegalisht pasi siç e dimë kjo veprimtari është e ndaluar me ligj tash e disa vite.
Ky aksion përfshin një numër të konsiderueshëm të policëve pë r të goditur këtë veprimtari./Veriu.info/












