Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

LAJMI I FUNDIT: Analistët paralajmërojnë rrëzimin e Qeverisë Kurti

03/06/2022 - 09:56
në Kryesore, Lajme
A A
LAJMI I FUNDIT: Analistët paralajmërojnë rrëzimin e Qeverisë Kurti
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri kosovar, Albin Kurti e ripotencoi për të disatën herë.

Asociacioni i Komunave Serbe, sipas tij, nuk mund të bëhet në Kosovë.

“Kosova e ka asociacionin e komunave dhe mua si kryeministër mjaft po më del ky asociacion ekzistues”, tha Kurti në konferencën për medie, e mbajtur më 1 qershor.

Nga BE nuk i kanë kthyer përgjigje portalit lidhur me këtë deklaratë të shefit të ekzekutivit e as nuk kanë treguar se cili është qëndrimi i tyre aktual karshi kësaj çështjeje.

Ndërkaq, juristi Asdren Bytyqi thotë se Asociacioni, kështu siç është paraparë aktualisht, nuk mund të krijohet pasi bie ndesh me Kushtetutën.

“Shteti i Kosovës nuk mund të zbatojë marrëveshjen në kundërshtim me kushtetutën, mirëpo qeveria mund të rinegociojë dhe të hartojë statutin e ndryshuar të asociacionit, i cili statut do të ishte në harmoni me parimet dhe normat kushtetuese, sa i përket statusit juridik, kompetencave, ndarjes së pushteteve, natyrës së veprimtarive dhe aspekte të tjera juridike”, u shpreh Bytyqi për “Front Online”.

E analisti politik, Arbnor Sadiku shprehet i bindur se Kosova nuk do të mund t`i shmanget themelimit të AKS-së.

Sipas tij nëse Kurti nuk e formon atë, do të rrëzohet nga posti kryeministror.

“Asociacioni i komunave serbe është i pashmangshëm sepse bazën e tij e ka në pakon e Ahtisarit, si dhe është pranuar nga krerët e institucioneve kosovare z.Thaçi dhe Mustafa në emër të Kosovës. Por, ajo çka mund të bëj qeveria aktuale lidhur me asociacionin në fjalë është rinegociojë atë përmes bashkësisë ndërkombëtare dhe nëse nuk e bën atë do të shkojë në opozitë z.Kurti dhe krijohet një qeveri tjetër e unitetit, me partitë opozitare, e mbështetur nga SHBA dhe BE”, vlerësoi Sadiku.

Në Marrëveshjen e parë të Brukselit, të vitit 2013, për parimet që rregullojnë marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, gjashtë pikat e para i referohen Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Në atë marrëveshje është e shkruar që ky Asociacion do të themelohet në bazë të statutit dhe se shpërbërja e tij mund të bëhet vetëm me vendim të komunave pjesëmarrëse.

Dy vjet pas nënshkrimit të marrëveshjes së parë të Brukselit, Kosova dhe Serbia nënshkruan gjithashtu një marrëveshje për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, e cila harmonizoi parimet e përgjithshme dhe elementet kyçe.

Marrëveshja e vitit 2015 përbëhet nga 22 pika, të cilat specifikojnë kornizën ligjore, qëllimet, strukturën organizative, marrëdhëniet me autoritetet qendrore, buxhetin dhe mbështetjen për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Çështja kryesore në lidhje me themelimin e Asociacionit është ajo e kompetencave të saj.

Në dhjetor të vitit 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës konstatoi se disa parime për Asociacionin nuk ishin plotësisht në harmoni me frymën e Kushtetutës, të përmendur në nenin 3, për “barazinë para ligjit” dhe kapitujt “të drejtat dhe liritë themelore”, si dhe “të drejtat e komuniteteve dhe pjesëtarëve të tyre”.

Me këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese ishte përcaktuar se Asociacioni i komunave me shumicë serbe do të themelohet ashtu siç e parasheh Marrëveshja e parë e Brukselit, e ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë