
Bordi Mbikqyrës i ndërmarrjes “Trepça” ka anuluar konkursin për kryeshef ekzekutiv, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Në dokumentin e siguruar nga Veriu.info shihet se bordi ka marrë vendim të tillë ditën e djeshme.
Në arsyetim thuhet se nuk i kanë plotësuar kriteret dhe kushtet e konkursit së paku 4 kandidatë paraparë me Kodin e Etikës dhe Qeverisjes Kooporative për Ndërmarrjet Publike.

Ky konkurs ishte përcjellë me probleme të shumta.
Një dështim të konkursit e kishte paralajmëruar edhe Gazmend Morina, që hoqi dorë në momentin e fundit nga aplikimi në këtë pozitë.
Ai tha për T7 se konkursi ishte i predispozuar të dështojë dhe se qëllimi ishte plotësimi momental i kërkesave të minatorëve grevistë për t’i nxjerrë nga greva.











