Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një aksion në Telekomin e Kosovës, me ç’rast janë arrestuar katër persona.
Siç ka mësuar Paparaci katër zyrtarët e arrestuar dyshohen se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”.
Paparaci ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për të marrë më shumë detaje rreth këtij aksioni, por deri në momentin e publikimit të këtij lajmi nuk i janë përgjigjur pyetjeve të mediumit.
Paparaci do të ju mbaj të informuar rreth detajeve të këtij rasti.













