Më në fund sot janë ekzekutuar pagat e muajit korrik për minatorët e ndërmarrjes “Trepça”.
Lajmin për Gazetën Online Veriu.info e ka konfirmuar kryetari i Sindikatës së minatorëve, Ibrahim Januzi.
“Po mund ta konfirmoj se pagat kanë filluar të dalin në llogaritë e minatorëve” – tha Januzi për Veriu.info.
Kujtojmë se sot minatorët hynë në grevë për mungesë të pagave./Veriu.info/












