
Gazeta Online Veriu.info raportoi dje ekskluzivisht për arrestimin e Berat Gjyshincës, vëllai i deputetit të Vetëvendosjes, Gazmen Gjyshinca, që u arrestuar bashkë me dy persona tjerë mesnatën e së martës nën dyshimin për sulm fizik ndaj një polici në Vushtrri.
Bashkë me Gjyshincën u arrestuan edhe Albi Mavriqi dhe Mentor Zeqiri.
Berat Gjyshinca, Albi Mavriqi dhe Mentor Zeqiri, gjatë ditës së djeshme kanë dalë para gjyqtarit të procedurës paraprake, pasi Prokuroria Themelore në Mitrovicë, Dega Vushtrri, ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së sigurisë ndaj tyre.
Siç raporton Sinjali, Gjykata Themelore ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë dhe ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj tre të dyshuarve veç e veç.











