
Zgjedhja e kryetarëve të rinj të katër komunave veriore të Kosovës u përcoll me një situatë të tensionuar e u vazhdua edhe me më shumë tension.
Kryetarët e këtyre komunave vazhduan të ushtrojnë funksionet e tyre me shumë peripeci, e nën masa të rrepta të sigurisë.
Kryetarët u munduan të kompletojnë kabinetet e tyre, sado që puna e tyre nuk është se rridhte normalisht.
Para pak kohësh kryetari i komunës së Mitrovicës Veriore Erden Atiq emëroi në pozitën e drejtorit të Financave Shukri Gashin.
Por drejtorët duket të jenë jetëshkurtër në këto funksione pas është larguar pak kohë më pas, dhe nuk dihet nëse arsye për këtë është mungesa e kooperimit me kryetarin e komunës apo arsye tjera.
Shukri Gashi pak kohë pas emërimit është larguar nga kjo pozitë, duke dhënë dorëheqje.
Së paku kështu ka deklaruar vet Gashi në një prononcim për Gazetën Online Veriu.info.
Ai deklaroi se ka dhënë dorëheqje pasi është pranuar në një bord të ndërmarrjeve publike, ani pse nuk tregoi ku.
“Po kam dhënē dorëheqje nga pozita e drejtorit të Financave, për shkak se jam pranuar në një bord” – deklaroi Gashi.
Veriu.info nga hulumtimi i rehatimit të Gashit zbuloi se ai është pranuar në bordin e përkohshëm të ndërmarrjes të NshInex Sharr Planina në Brezovicë.
Bordi i Agjencisë Kosovare të Privatizimit ka nxjerr këtë vendim më 29 qershor 2023.
Kështu ka njoftuar AKP përmes platoformës së saj online:
Bazuar në Konkursin e shpallur përAnëtar të Bordit tëPërkohshëm tëNshInex Sharr Planina, Bordi i Drejtorëve i AKP më datën 29 qershor 2023 ka nxjerr vendimin numër BD 183/ 27 për përzgjedhjen e kandidateve për anëtar të Bordit të Përkohshëm tëNshInex Sharr Planina.
Lista e kandidatëve të suksesshëm për Bord te Përkohshëm tëNshInex nëBrezoviceështë si në vijim:
1. Filjko Jovanovic– Kryesues i Bordit
2. Bojan Tomic– Anëtar i Bordit
3. Slobodan Staletovic – Anëtar i Bordit
4. Fisnik Hyseni – Anëtar i Bordit
5. Shukri Gashi – Anëtar i Bordit












