Gjykata Komerciale i ka dhënë të drejtë Klan Kosovës, ndaj ankesës që e kishte parashtruar kundër vendimit të MINT-it.
“A K T V E N D I M
I. APROVOHET si e bazuar kërkesa e paditësit Klan Kosova Sh.p.k., për shtyrjen e
ekzekutimit të vendimeve.
II. SHTYHET ekzekutimi i Vendimit nr. 4566/01 i datës 28.07.2023 i nxjerrë nga Komisioni
për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve dhe Vendimit nr. 309/11 i datës
14.06.2023 i nxjerrë nga Drejtorja e Përgjithshme e Agjencisë për Regjistrin e Bizneseve
në Kosovë, derisa Gjykata të vendos me vendim përfundimtar gjyqësor përkitazi me padinë
e paditësit.“, thuhet ndër të tjera në vendim.












