
Minatorët e “Trepçës” janë ngujuar sot dhe kanë filluar grevën, në horizontin e dhjetë të minierës.
Veriu.info mëson nga burimet e saj brenda “Trepçës” se kjo grevë ka ardhur për shkak të ndërrimit menaxhmentit të kësaj miniere muaj më parë.
Kërkesë e minatorëve është rikthimi i ish-drejtorit Rafet Ibishit dhe 10 minatorëve të suspenduar nga puna si dhe largimi i menaxhmentit të ri në krye me drejtorin Enis Abdurrahmani, raporton Gazeta Online Veriu.info.











