Minatorët e minierës së Trepçës ende nuk kanë marrë pagat e muajit korrik, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Ani pse sot është data 8 gusht, punëtorët e ndërmarrjes ende nuk janë paguar për muajin korrik.
Një gjë të tillë për gazetën online Veriu.info e ka konfirmuar edhe kryetari i Sindikatës së Treçës, Ibrahim Januzi.
“Mund të konfirmojë se deri në këtë moment pagat e muajit korrik ende nuk kanë dalë. Na është thënë se pagesa do të kryhet nesër.” – tha Januzi për Veriu.info.
Veriu.info ka tentuar të kontaktojë edhe me kryeshefin e kësaj ndërmarrje, Enis Abdurrahmani, por i njëjti nuk është përgjigjur.
Kujtojmë që “Trepça” vazhdon të përballet me probleme të shumta sidomos me probleme financiare.













