
Një rrahje jo e vogël ka ndodhur sot në mesditë në sheshin “Mehë Uka” në Mitrovicë.
Sipas dëshmitarëve ngjarja ka ndodhur pranë lokalit “Monum” në këtë shesh, ku janë rrahur dy qytetarë, me ç’rast njëri prej tyre i’a ka thyer gotën në kokën e personit tjetër.
Këtë e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
Dëshmitari ka arritur që të fotografoj personin nga momenti i arrestimit, ndërsa i lënduari është duke marrë tretman mjeksor në Spitalin e Mitrovicës.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./vëzhguesi.com/













