Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë nisur mbledhjen e nënshkrimeve për caktimin e një seance të jashtëzakonshme ku pritet të votohet për zhbërjen e Gjykatës Speciale.
Sipas raportimit të Indeksonline, deputetët tashmë kanë nisur mbledhjen e nënshkrimeve.
Deputetë të partive opozitare kanë bërë hapa konkret në këtë drejtim duke filluar mbledhjen e nënshkrimeve për seancë në afat të përshpejtuar.
Kërkesë për zhbërjen e Gjykaytës ka bërë edhe ish-emisari amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.
“Duhet vepruar shpejt për ta shpërbërë këtë Gjykatë të huaj. Anëtarët e Parlamentit duhet të punojnë me Kurtin që kjo të ndodhë. Kosovës nuk i duhet një gjykatë në Holandë”, ka shkruar Grenell.













