Ekipi i gazetarëve i Veriu info ishte sonte në Akrashticë të Vushtrri, ku dyshohet se një fëmijë 4 vjeç ka rënë në kanalin e Ibër Lepencit sot pasdite.
Ekipet e zjarrfikësve, zhytësve, policisë dhe qytetarë të shumtë janë mbledhur në pjesën e kanalit që është i hapur.
Me të arritur tek tuneli, ku kanali kalon për disa kilometra nën tunel, kërkimet janë ndërprerë për deri në mëngjes për shkak të errësirës dhe kushteve të vështira të kërkimit.
Veriu info do të ju mbajë të informuar për rastin.













