Policia e Kosovës po legjitimon të gjitha autoambulancat me personat brenda duke përfshirë edhe shoferët që po vijnë nga Zveçani në drejtim të Mitrovicës Veriore, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Gazetari i Veriu.info solli pamje ekskluzive nga ky moment mbi urën në lagjen e Boshnjakëve.
Po ashtu Veriu.info raporton se dy autoambulanca u përcollën në oborrin e Policisë së Kosovës në Mitrovicën Jugore si të dyshimta.
Njëra nga autoambulancat ishte me targa të Serbisë, konkretisht të Beogradit.
Fillimisht autoambulancat u ndalën për kontrollë tek ura e Sitnicës dhe nga aty u shoqëruan në oborrin e stacionit policor.
Policia po kontrollon secilin person në data bazë për të parë bnëse janë të dyshuar për ngjarjet në veri.












