Policia e Kosovës ka arrestuar sot dy persona në Skenderaj nëm dyshimin për posedim ilegal të armëve, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Policia ka konfiskuar dy armë automatike, katër karikator, 100 copë fishekë dhe disa pjesë të ndryshme të armëve.
Konfiskimi i armëve dhe municionit vjen si rezultat i angazhimeve operative e hetimore dhe mbi bazën e dyshimeve të arsyeshme pasi dy të dyshuarit kishin ekspozuar foto në posedim ilegal të armëve.
Policia në Skenderaj konfiskon armë e municion.
Ndaj tyre është iniciuar rast për vepër penale ’Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve’.












