Mitrovica e Veriut, Zveçani, Leposaviqi dhe Zubon Potoku sot votojnë për të zgjedhur kryetarët e rinj pas dorëheqjes së atyre paraprak që vinin nga Lista Serbe, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Procesi zgjedhor po zhvillohet normalisht në qendrën e votimit në objektin e komunës në Lagjen e Boshnjakëve.
Ekipi i Veriu.info po qëndron pranë kësaj qendre ku numri i votuesve deri tani është i ulët.
Sipas zyrtarëve të qendrës deri tani kanë votuar rreth 40 votues.
Pamje nga qendra e votimit:














