Bordi i Përkohshëm i ndërmarrjes “Trepça” sot ka shkarkuar nga pozita e sekretarit të ndërmarrjes Fisnik Tmavën.
Kështu ka mësuar nga burimet e saj Gazeta Online Veriu.info.
Tmava ishte caktuar në këtë pozitë në vitin 2022 nga bordi që u shkarkua javë më parë.
Madje Veriu.info ka raportuar ekskluzivisht se Tmava kishte lidhje familjare me kryesuesin e atëhershëm të bordit Bahri Hyseni.
Më saktësisht, Fisnik Tmava është vëllai i gruas së djalit të Bahri Hysenit













