Ndërrmaja Publike “Trepça” Sh. A., vazhdon të përballet me probleme të shumta, sidmos financiare, ku punëtorët marrin paga me vonesa, por edhe me probleme menaxhuese brenda vet ndërmarrjes.
Së fundit bordi mbikqyrës i ndërmarrjes ka bërë ristrukturim të brendshëm, në njësinë biznesore Minierat me Flotacion Trepça – Stan Tërg, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Bordi i Trepçës në mbledhjen e djeshme ka shkarkuar nga pozita e udhëheqësit të njësinë biznesore Minierat me Flotacion Trepça – Stan Tërg, Fatos Begu, i cili ka qenë ushtrues detyre dhe ka emëruar ushtrues detyre në këtë pozitë Bujar Jasharin.
Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Online Veriu.info kryesuesi i Bordit Mbikqyrës, Bahri Hyseni.
“Po mund të konfirmoj se në mbledhjen e djeshme, Bordi ka shkarkuar nga pozita e ushtruesit të detyrës së udhëheqësit të njësisë biznesore Minierat me Flotacion Trepça – Stan Tërg, Fatos Begu, dhe ka emëruar ud në këtë pozitë Bujar Jasharin deri në konkurs” – ka thënë Hyseni për Veriu.info.












