Pasditen e së martës ka pasur lëkundje të tokës në Komunën e Gjilanit. Sipas Meteo Kosova, tërmeti u ndje në fshatin Uglar. “Tërmet në fshatin Uglar, komuna e Gjilanit me magnitudë prej 2.7 shkallë të Rihterit në orën 17:45!”, thuhet në njoftim.