Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

LAJMI I FUNDIT: Thaçi vjen sot në Kosovë

13/03/2025 - 11:03
në Kryesore, Lajme
A A
Avokatët e Hashim Thaçit në Hagë kërkojnë të tërhiqen nga mbrojtja, arsye mospagesa
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Hashim Thaçi vjen sot për vizitë në Kosovë.

Ish-presidenti i Kosovës, i cili po mbahet në paraburgim në Hagë, është liruar për të vizituar babain e tij, Haxhi Thaçin, i cili tash e disa kohë e ka të rënduar gjendjen shëndetësore.

Burime të Paparacit kanë treguar se Gjykata Speciale e ka miratuar kërkesën e mbrojtjes së Thaçit për lirimin e tij të përkohshëm në Kosovë për një ditë për vizitë humanitare.

Por, kjo është mbajtur krejtësisht fshehtë nga gjykata për shkak se, sipas Prokurorisë, Thaçi ka ndikim të madh politik në Kosovë.

Mbrojtja e Thaçit kishte kërkuar dy herë më parë gjatë këtij viti lirimin e përkohshëm të klientit të tij për të vizituar babain e tij, por gjykata i ka hedhur poshtë të dy kërkesat e mëparshme.

Hashim Thaçi ndodhet në Qendrën e Paraburgimit në Hagë që nga nëntori i vitit 2020. Ai është duke u gjykuar për krime lufte si dhe së fundi iu është ngritur një aktakuzë kundër administrimit të drejtësisë.

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza.

JU REKOMANDOJMË

Për dy ditë mbyllet përkohësisht rruga Brezovicë-Prevallë

Për dy ditë mbyllet përkohësisht rruga Brezovicë-Prevallë
17/07/2026 - 16:02

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se segmenti rrugor Brezovicë-Prevallë (R115) do të mbyllet përkohësisht gjatë fundjavës, për shkak të zhvillimit të Garës Automobilistike Malore “Brezovica 2026”....

Më shumëDetails

Hamza: Kosovës i duhen urgjentisht institucione të reja, synimi mbetet BE-ja dhe NATO

Hamza: Kosovës i duhen urgjentisht institucione të reja, synimi mbetet BE-ja dhe NATO
17/07/2026 - 15:44

Bedri Hamza, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), priti të premten në takim ambasadorin jo-rezident të Republikës së Irlandës për Kosovën, Ragnar Almqvist, me të cilin diskutoi...

Më shumëDetails

Rekomandimet e IKSHPK-së se si të mbrohemi nga helmimi ushqimor gjatë verës

Detajet për dy viktimat e sotme nga COVID-19: Të dyja ishin gra dhe vinin nga këto komuna
17/07/2026 - 15:38

Temperaturat e larta, shtojnë nevojën për kujdes gjatë ushqimit. Me këtë rast edhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka listuar disa rekomandime se si të shmangin helmimet. E...

Më shumëDetails

Ministri Hoxha ia përmend Gjuriqit deklaratën skandaloze të ministres serbe

Ministri Hoxha ia përmend Gjuriqit deklaratën skandaloze të ministres serbe
17/07/2026 - 15:18

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka njoftuar ditur se është takuar në Uashington me homologun e tij serb, Marko Gjuriq. Përmes një postimi në X, Hoxha...

Më shumëDetails

Deputeti i Kuvendit të Serbisë: Nëse kryeministri s’ka forcë për ta shkarkuar Paunovicin, duhet të japë dorëheqje vetë

Deputeti i Kuvendit të Serbisë: Nëse kryeministri s’ka forcë për ta shkarkuar Paunovicin, duhet të japë dorëheqje vetë
17/07/2026 - 14:53

Deputeti serb, Pavle Grbovic, ka reaguar lidhur me deklarimet e vazhdueshme të ministres serbe, Snezana Paunovic për “Spastrim etnik” dhe për “depërtim” të shqiptarëve të Kosovës qysh në...

Më shumëDetails

Pesë prokurorë dhe 15 anëtarë stafi serbë tërheqin dorëheqjet në Prokurorinë e Mitrovicës

Pesë prokurorë dhe 15 anëtarë stafi serbë tërheqin dorëheqjet në Prokurorinë e Mitrovicës
17/07/2026 - 14:34

Pesë prokurorë dhe 15 zyrtarë e staf mbështetës të komunitetit serb kanë tërhequr dorëheqjet e paralajmëruara më herët në Prokurorinë Themelore në Mitrovicë. Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kreu tri vjedhje- Bie në duart e policisë hajni (A.B)

    Aksioni në Mitrovicë: Këta janë të arrestuarit të cilët dyshohet për përdorimin e dokumenteve të falsifikuara(Emrat)

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Kompania e ish zv.ministrit Hyzer Gashi kapet duke shitur naftë ilegalisht, “Besimi Group” dërgohet në Gjykatë nga Inspektorati

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Nga PDK te GUXO: Emërohet U.D. kryeshefja e “Stacionit të Autobusëve” – A do të sanohen pasojat e skandaleve të menaxhmentit të kaluar?

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Aksioni në Mitrovicë: Tentuan tjetërsimin e 21 pronave, arrestohen tre persona

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Hoxha ofendon rëndë komandantët e UÇK-së: Po kujtojnë se e kanë çliru…(Video)

    169 Shpërndaje
    Shpërndaje 68 Tweet 42

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë