Një person në Vushtrri ka përfunduar në QKUK pasi u godit me thikë nga një person tjetë dje, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Ende nuk dihen shkaqet e tentimvrasjes.
Policia po e heton rastin.
Njoftimi i plotë policor:
Vushtrri 24.07.2023 – 19:14. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar për shkaqe ende të panjohura e kishte goditur me një mjet të mprehtë viktimën mashkull kosovar i cili si pasojë ka pësuar lëndime trupore. Viktima është dërguar në QKUK për tretman të mëtejmë mjekësor. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin për të cilin është njoftuar prokurori.