Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

LAJMINI FUNDIT: Qeveria i propozon ZRrE-së që bllok tarifa të jetë 1000 kWh e jo 600 kWh

01/02/2022 - 14:50
në Kryesore, Lajme
A A
LAJMINI FUNDIT: Qeveria i propozon ZRrE-së që bllok tarifa të jetë 1000 kWh e jo 600 kWh
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka prezantuar në emër të Qeverisë së Kosovës komentet që kanë dorëzuar në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) lidhur me tarifat e energjisë elektrike.
Ministri i Murati, ka thënë në një konferencë për media se kanë dhënë një propozim lidhur me vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës e cila në tetor të vitit të kaluar, ka vendosur ta anulojë vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji për t’ua paguar rrymën katër komunave në veri të Kosovës gjatë viteve 2012-2017.

Po ashtu, Gjykata përmes këtij vendimi, i ka kërkuar ZRRE-së që ta obligojë KEDS-in që shumën prej rreth 41 milionë euro konsumatorëve të pjesës tjetër të Kosovës, përmes tarifave.

Murati ka thënë, se Qeveria i ka propozuar tash ZRRE-së që këto mjete të përfshihen si kontigjencë në të hyrat maksimale të lejuara dhe kësisoj, të rezultohet me të hyra maksimale të lejuara më të ulëta.“Ne kemi dhënë një propozim tjetër. Gjykata ka marrë një aktgjykim sipas të cilit kërkohet nga ZRRE-ja që ta obligojë KEDS-in që shumën prej 40,855,480 euro t’ua kthejë konsumatorëve përmes tarifave. Kjo ka të bëjë me shumën që është faturuar deri në vitin 2017, pjesë e konsumuar në pjesën veriore.

Janë rreth 41 milionë euro për të cilat ka një aktgjykim nga Gjykata Themelore mirëpo ky aktgjykim është apeluar nga ZRRE-ja. Kërkesa jonë ka qenë që kjo pjesë ky 41 milionë të përfshihet si kontigjencë në të hyrat maksimale të lejuara, dhe kësisoj të rezultojmë me të hyra maksimale të lejuara më të ulëta, dhe në momentin që merret vendimi përfundimtar i Gjykatës pastaj të vendoset nëse vendimi konfirmohet i Gjykatës, llogaritet se obligimi prej 41 milionë u është kthyet konsumatorëve, ndërkaq nëse vlerësohet se ka qenë gabim kjo pjesë mund të bartet në tarifat e vitit vijues. Kështu do të kishim të hyrat maksimale të lejuara prej rreth 380 milionë euro, nga 446 do të binte në 380 dhe hendeku do të zvogëlohej në afërisht 70 milionë euro”, ka thënë Murati.

Ai po ashtu ka thënë se Qeveria i ka propozuar ZRRE-së që për amvisëritë blloku i parë tarifor të jetë 1000 kWh, dhe i ndarë 500 gjatë ditës dhe 500 gjatë natës, dhe po ashtu që për ata që e tejkalojnë këtë prag, tarifa e lartë të ulet nga 14 cent në 11,5 cent.“Pjesa e dytë e skenarit, është propozimi për strukturat tarifore. Ne kemi propozuar që për amvisëritë, blloku i parë tarifor të jetë 1000 KWh dhe i ndarë 500 gjatë ditës dhe 500 gjatë natës. Konsiderojmë që për një afat kaq të shkurtër është e vështirë për familjet të përshtaten menjëherë.

Për ato familje që nuk e tejkalojnë këtë prag, nuk do të ketë fare ekspozim ndaj lëvizjeve dhe rritjeve në çmim. Ndërkaq për ata që e tejkalojnë këtë prag, propozimi ynë ka qenë që edhe tarifa e lartë, mbi 500 ditore, të ulet nga 14 cent në 11,5 cent. Edhe këtu të ketë një zbritje dhe me këtë propozim, kemi vlerësuar që gjenerohen 22,5 milionë euro për ta zvogëluar këtë hendekun që e thashë prej 110 dhe 70 milionë euro”, është shprehur Murati.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë