
Ish- deputetja e Vetëvendosjes, Alma Lama ka reguar në lidhje me protestën e paralajmëruar për sot nga gazetarët.
Sipas saj, gazetarët edhe pse e kanë ditur se Kurti ka tendenca autokratike, ata shton ajo, me naivitet apo për shkak të interesave të caktuara e kanë ndihmuar për të ardhur në pushtet.
Reagimi i plotë:
Edhe pse e kane ditur se ka tendenca autokratike, gazetaret me naivitet apo per shkak te interesave te caktuara i kane ndihmuar per te ardhur ne pushtet. Jane bere megafone te propogandes se tyre, i kane mbyllur syte perballe dhunes se tyre dhe lincimit te kujtdo qe ka guxuar t’iu kundervihet, i kane luftuar dhe anatemuar kundershtaret e tyre politike, kane rene pre e propogandes gebelsiane.
E tani duket se e kane kuptuar gabimin po eshte paksa vone…
Tani zeri i mediave do te jete caku i sulmeve, sic kane shkruar ne platformen e tyre 52 faqeshe se si manipulohen turmat dhe te vihet ne pushtet… Deri ne heshtjen perfundimtare. Te gjithe kundershtaret do te shpallen bashkepunetore te Serbise, sepse turmat me kete akuze aktivizohen me se lehti.
Ketu do te jemi dhe ta shohim…
Rroftë diktatura e proletariatit!!!











