
Pas vizitës që zhvilloi në Bosnje Hercegovinë dhe Serbi, shefi i CIA-s William Burns, zhvilloi një vizitë në Kosovë.
I njëjti u pa të hynte në Presidencë por deri tani nuk ka asnjë informatë zyrtare rreth këtij takimi.
Në lidhje me prezencën e drejtorit të CIA-s në Kosovë, ka folur për “Gazeta Blic” ish-diplomatja, Alma Lama.Lama tha se një vizitë e tillë lidhet me çështje të mprehta të sigurisë.
Ajo tha se vizita e Burns në Bosnje, Beograd dhe Kosovë është sinjal i qartë se behet fjale për një gjendje alarmante.
“Mendoj se vizita e shefit te CIA-ne rajon, ka një rëndesi të veçantë dhe lidhet me çështje të mprehta të sigurisë. Eshtë vështirë të flitet me terma konkrete por mendja të shkon te trazira të mundshme që mund të lidhet me rolin e Rusisë në rajon e cila është e interesuar të hap vatra të tjera krize. Mendoj se vizita ne Bosnje, Beograd dhe Kosove e shefit te CIA-s, si vende me konflikte të hapura është sinjal i qartë se behet fjale për një gjendje alarmante” deklaroi Lama për “Gazeta Blic”.
Ish-diplomatja, Lama, tha se Shefi i CIA-s me siguri ka patur paralajmërime të forta për Serbinë për të mos-destabilizuar situatën në rajon.“Duhet te shohim zhvillimet e luftes ne Ukrainë ku kjo e fundit e ka sfiduar Rusine duke depertuar në territorin e saj ushtarakiaht dhe atë në Lindjen e Mesme, që rrezikon të eskalojë në nje konflikt rajonal. Besoj se Shefi i CIA-s ka paralajmeruar fuqishëm Beogradin që të qendroj larg çdo lloj nxitje të trazirave ne rajon, dhe kjo u pa edhe nga deklarata e Dodikut si dhe vizita e tij sot ne Beograd, i thirrur nga Vuciq” përfundoi përgjigjen e saj, Alma Lama, dhënë për “Gazeta Blic”.
Burns me 20 gusht në Bosnje Hercegovinë u takua me homologët e tij nga sektori i inteligjencës, me anëtarët e Presidencës së këtij shteti dhe me ministrin e Jashtëm të Bosnjës.Më 21 gusht i njëjti shkoi në Beograd, por kjo vizitë nuk u konfirmua dhe as u mohua nga zyrtarët në Serbi dhe Shtetet e Bashkuara sipas REL.











