Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Lansohet fushata “Festo me zemër, jo me armë!” – Përdorimi i tyre shkaktarët kryesorë të vrasjeve në Kosovë

08/07/2024 - 11:08
në Lajme
A A
Lansohet fushata “Festo me zemër, jo me armë!” – Përdorimi i tyre shkaktarët kryesorë të vrasjeve në Kosovë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Përdorimi i paligjshëm i armëve, janë shkaktarët kryesorë të vrasjeve në Kosovë. Kështu u tha të hënën në lansimin e fushatës ndërgjegjësuese nga Ministria e Punëve të Brendshme kundër të shtënave festive “Festo me zemër, jo me armë”.

Aty u tha se kjo dukuri është në rënie, por që prapë mbetet kërcënim për rendin dhe sigurinë publike. E shtëna me armë zjarri në ahengje dhe festime është vepër penale dhe është e ndëshkueshme me ligj.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Blerim Gashani, tha se Policia e Kosovës konfiskon përafërsisht 1500 armë ilegale të llojeve të ndryshme për çdo vit. Gushani ka deklaruar se misioni i tyre mbetet avancimi i nivelit të sigurisë në vend. Sipas tij, statistikat tregojnë që armët pa leje janë shkaktarë të vrasjeve.

“Statistikat tregojnë që armët pa leje që janë në përdorim të paligjshëm nga qytetarët janë shkaktarë e pjesës dërmuese të vrasjeve. Edhe pse zotërimi i paligjshëm i armëve të zjarrit dhe armeve të ftohta është në rënie çdo vit kjo dukuri ende mbete kërcënim për rendin dhe sigurinë publike në Kosovë por edhe shqetësim për institucionet e sigurisë. Policia e Kosovës në baza vjetore konfiskon përafërsisht 1500 armë ilegale të llojeve të ndryshme për çdo vit. Konfiskimi i armëve të vogla dhe të lehta po vazhdon por edhe municionet e kalibrave të ndryshëm. Sot MPB po bënë hapjen zyrtare të kampanjës vetëdijesuese ‘Festo me Zemre jo me armë’. Le të kujtohet festa e jo vrasja apo lëndimi. Lidhur me parandalimin e keqpërdorimit të armëve të zjarrit, duhet bashkëpunim reciprok në mes të qytetarëve dhe organeve të zbatimit të ligjit për parandalimin e gjuajtjeve me armë dhe në përgjithësi krijimin e një ambienti të sigurt për të gjithë qytetarët e republikës”, tha ai.

E ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporë, Donika Gërvalla, tha se arma nuk është mjet për festë e nuk simbolizon gëzim. Për përkushtimin dhe profesionalizimin e Policisë së Kosovës, kryediplomatja përmendi rastin në Banjskë dhe luftimin e krimit dhe korrupsionit në gjithë territorin e Kosovës.

“Përdorimi i armëve të zjarrit është një problem që prek shumë shoqëri, jo vetëm tonën, në ato ditë që janë për tu festuar dhe që sjellin gëzim në familjet e tyre, dhe jo siç ka ndodhur edhe në të kaluarën, ndonjëherë edhe kob. Arma nuk është mjet për festë, nuk simbolizon gëzim, sjell vetëm hidhërim. PK është një nga policitë më të suksesshme dhe profesionale, jo vetëm në rajonin tonë, por edhe në kontinentin evropian, prandaj qytetarët kanë besim të plotë në të. Akti i fundit i agresionit në Banjskë, shtimi i sigurisë në veri, luftimi i krimit dhe korrupsionit në gjithë territorin e Kosovës, si dhe lufta e suksesshme kundër narkotikëve dhe bandave kriminale, janë dëshmi të qarta të përkushtimit dhe profesionalizimit të policisë sonë. Rritja e besimit tek PK është kyçe për suksesin e kësaj fushate, qytetarët ndihen të sigurte dhe besojnë se institucionet tona janë këtu për t’i mbrojtur ata. Republika e Kosovës është me fat sepse ka një mërgatë të përkushtuar për vendin, kontributi i saj vazhdon të mbetet i madh”, tha Gërvalla.

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian, Annemarie Douwes, ka thënë se BE në Kosovë mbetet e përkushtuar për mbështetjen e këtyre fushatave që kanë për qëllim për promovimin e ndërgjegjësimit.

“Është më rëndësi shumë të madhe derisa PK po punon në mënyrë të palodhur për luftimin e këtyre sfidave ne nuk mund të varemi vetëm në organet ligj zbatuese prandaj është me rendësi shumë të madhe të bëhet vetëdijesimi i qytetarëve për këtë dukuri negative, për të shtënat festive dhe të mësojmë duke përfshirë edhe fëmijët për rreziqet e përdorimit të pa sigurt përdorimin e armeve të zjarrit dhe ndikimet potenciale që mund të kenë ato në familjet. BE në Kosovë mbetet e përkushtuar për mbështetjen dhe brengen që kanë për qëllim për promovimin e fushatave të ndërgjegjësimit si dhe veprimeve parandaluese për zvogëlimin e ndikimit negativ të shtënave festive”, tha ajo.

Përfaqësuesi i Policisë së Kosovës, Arbnesh Ajvazi, ka deklaruar se brenda vitit arrijnë të konfiskojnë mbi 1500 armë ilegale e mbi 20 mijë municione të ndryshëm. Ai tha se vitin e kaluar është vërejtur një rënie e lehtë e përdorimit të armëve ilegale.

“Parandalimi i përdorimit të armëve gjatë festave paraqet një sfidë të madhe për ne si shoqëri. Kultura dhe traditat tona shpeshherë kanë përdorimin e armëve si pjesë e festimeve, por duhet të ndryshojmë këtë mentalitet. Pjesa më e madhe e armëve qe përdorën në vend përfshirë ato të festa janë të zotëruar në mënyrë ilegale, pjesa më e madhe e tyre posedohen në mënyrë të jashtëligjshme, andaj kjo duhet të parandalohet. PK ka punuar shumë për të mbrojtur shtetasit e saj dhe për të ofruar siguri, duke konfiskuar armë ilegale, ku brenda vitit konfiskojmë 1200 deri në 1500 armë e mbi 20 mijë municion të ndryshëm”, u shpreh Ajvazi, teksa dha edhe disa statistika të përdorimit të armëve ndër vite nëpër ahengje.

“Statistikat e rasteve të përdorimit të armëve nëpër ahengje për vitin 2022 dhe 2023, vërehet se në vitin 2023 kemi më pak raste, në vitin 2022 kemi pasur 155 armë të sekuestruara vetëm në ahengje, që kanë qenë të përdorura në ahengje, ndërsa në vitin 2023 kemi 107 armë, rastet që janë raportuara të shtëna me armë, qershor-gusht 2023 kemi arritur të konfiskojmë në muajin qershor 47 armë. Këto nuk kanë qenë armë që janë përdorur, por që kanë poseduar të pranishmit, në korrik 24 armë dhe në qershor 54 armë që gjithsej janë 125”, tha Ajvazi.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë