Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Lansohet thirrja për mbështetje për investim në pajisje efiçiente për ngrohje

12/09/2024 - 10:57
në Ekonomi, Kryesore, Lajme
A A
Lansohet sot thirrja publike për mbështetjen e konsumatorëve familjarë për investim në pajisje efiçiente për ngrohje
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në kuadër të pakos emergjente për energji dhe e mbështetur nga Komisioni Evropian, Ministria e Ekonomisë të enjten ka lansuar të enjten thirrjen publike për mbështetje për konsumatorët familjarë për investimin në pajisje efiçiente për ngrohje.

Të gjithë ata qytetarë të cilët blejnë klimë efiçiente, kalda me biomasë, pompë termike si dhe stufë individuale me biomasë do të subvencionohen nga fondet që janë siguruar nga Bashkimi Evropian.

Për kalda me biomasë vlera e subvencionit do të jetë 70%, apo deri në 1,200 euro, për klimë do të jetë 40% e vlerës apo deri në 400 euro, për pompë termike deri në 2 mijë euro ndërsa për stufë individuale me biomasë deri në 435 euro, raporton RTK.

Në ceremoninë e lansimit kanë marr pjesë kryeministri Albin Kurti e ministrja e ekonomisë Artane Rizvanolli, të cilët kanë bashkëbiseduar me qytetarë për këtë masë.

Kryeministri i Kosovës tha se përmes këtyre masave, do të ulet shpenzimi i energjisë.

“Teksa temperaturat kanë filluar të ulen, qytetarët do të kenë mundësi që shtëpitë e tyre t’i mbajnë të ngrohta. Ne tashmë kemi përkrahur rreth 40 mijë familje. Për këto familje kjo verë ka qenë më e freskët e dimri do të jetë më i ngrohtë”, tha ai.

Ndërsa, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se i gjithë procesi do të jetë transparent.

“Po hapim edhe një raund të masave. Është hera e 13 që po marrim masa të tilla. Me të gjitha këto masa ne kemi arritur investime rekorde në efiçiencë të energjisë”, shtoi ajo.

Qytetarët do të duhet të aplikojnë në platformën E-Kosova për subvencionim.

Kjo thirrje është ndër masat që financohen nga pakoja emergjente 75 milionëshe e Bashkimit Evropian me qëllim të zbutjes së ndikimit të krizës energjetike evropiane e të cilat zbatohen nga Ministria e Ekonomisë.

JU REKOMANDOJMË

Çfarë nënkuptojnë rezultatet e zgjedhjeve në SHBA për luftën e Trumpit me Iranin

Çfarë nënkuptojnë rezultatet e zgjedhjeve në SHBA për luftën e Trumpit me Iranin
05/11/2026 - 20:27

Presidenti amerikan, Donald Trump, i kaloi javët e fundit të fushatës për zgjedhjet e mesmandatit në Shtetet e Bashkuara duke parashikuar se lufta me Iranin do të përfundonte...

Më shumëDetails

Pas rastit të Arlindës, 47 gra kërkuan ndihmë nga Policia brenda një jave

Pas rastit të Arlindës, 47 gra kërkuan ndihmë nga Policia brenda një jave
05/11/2026 - 20:21

25 tetori i këtij viti, dita kur Arlinda Zekajt iu mor jeta duke u goditur me sëpatë nga kunati i saj, lëkundi themelet e institucioneve të rendit e...

Më shumëDetails

Akademia për Astrit Deharin, Kurti kërkon hetim të pavarur e profesional: Ende nuk e dimë emrin e vrasësit

Akademia për Astrit Deharin, Kurti kërkon hetim të pavarur e profesional: Ende nuk e dimë emrin e vrasësit
05/11/2026 - 19:48

Me rastin e 10-vjetorit të vdekjes së Astrit Deharit, është mbajtur akademi përkujtimore, ku është kujtuar jeta dhe veprimtaria e tij, ndërsa është kërkuar zbardhja e plotë e...

Më shumëDetails

“Mundësia që Kurti ta kushtëzojë Ligjin për Specialen”, Gjini: Do të ishte gabim prej të cilit ka me pas zor me dal

“Mundësia që Kurti ta kushtëzojë Ligjin për Specialen”, Gjini: Do të ishte gabim prej të cilit ka me pas zor me dal
05/11/2026 - 19:41

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, e ka quajtur gabim kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvendin e Kosovës. Megjithatë, ai ka thënë se pas këtij procesi, duhet të...

Më shumëDetails

Rrihet sërish gazetari i showbizit, Elton Tozaj (Pamje)

Rrihet sërish gazetari i showbizit, Elton Tozaj (Pamje)
05/11/2026 - 19:30

Gazetari i shoubizit, Elton Tozaj, ka ngritur shqetësim te ndjekësit e tij pas publikimit të një fotografie tronditëse në rrjetet sociale, përmes së cilës duket se ka bërë...

Më shumëDetails

Publikohet mesazhi në profilin e Hashim Thaçit në Facebook: Do të dal i pastër si loti nga ky rrugëtim

Publikohet mesazhi në profilin e Hashim Thaçit në Facebook: Do të dal i pastër si loti nga ky rrugëtim
05/11/2026 - 19:05

Ekipi i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka publikuar në faqen e tij zyrtare në Facebook një mesazh të tij, në gjashtëvjetorin e arrestimit dhe transferimit në Hagë....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • SKANDAL: Një punëtor i “Raiffeisen” qaset pa autorizim në llogarinë e Përparim Ramës, ia shpërndan gjendjen dhe transaksionet bankare

    SKANDAL: Një punëtor i “Raiffeisen” qaset pa autorizim në llogarinë e Përparim Ramës, ia shpërndan gjendjen dhe transaksionet bankare

    137 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 34
  • Ambasada Amerikane reagon për rastin e Arlinda Zekajt: Siguria e qytetarëve amerikanë është prioriteti ynë

    152 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • “Mendoj se ka ardh koha”: Deputeti i LDK-së pritet të kandidojë për kryetar të partisë

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Operacion policor në Prizren, nga policia japin detaje

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Cila ishte marrëveshja me Gjykatën Speciale për atë se si do të dorëzohej Hashim Thaçi në EULEX- flet Çollaku për herë të parë

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë