Muzafer Shala profesor universitar ka reaguar pas pamjeve ku shihet një vajzë e vogël e komunitetit pakicë afër tavolinës ku po qëndronte ministër Faton Peci derisa kapet dhunshëm nga një kamarier, raporton Veriu.info.
Shala e ka kujtur kohen kur punonte si shitës i cigareve dhe se edhe pse sot nuk punon më ka thënë se mundohet t’i respektojë dhe ta ndajë biseda motivuese me ta.
Tutje Shala ka përmes një fjalie i ka thënë ministit Peci, kujtoja vetes ku ke qenë më parë dhe bëhu inspirtim për tjetrin.
Postimi i plotë:
Prej moshes 10 vjecare punoj, si sot 32 vite.
Ne fillim te viteve te nentedhjeta kam filluar me shite duhan dhe kembim te devizave. S’ka qene pune e lehte por ka qene kenaqesi kur njerezit na i blinin nga 5 pako te cigareve Partner ose Lord dhe na ofronin nga nje çaj ne çajtoret e Vushtrrise.
Natyrisht mesimet kane qene prioritet edhe pse skam mujt me i mbrri notat maksimale gjithehere.
Prandaj sot, shume here kur takoj cigargji ashtu si na quanin ne atehere, mundohem ta respektoj, ta blej ndonje pako edhe pse kam mjaftueshem per ate dite, ta lus per nje pije dhe ta pyes a je ne shkolle dhe ta ndaje storjen time te ngjashme me storjen e tij si motiv per te qene te fort ne rrugetimin e tyre.
Ne cdo cigargji ose lyps e shof nje inxhinier, nje mesimdhenes, nje doktor shkence, nje dekan, nje ndermarres por edhe nje minister te ardheshem sic ka ndodhe me mua
Kujtoja vetes ku ke qene me pare dhe behu inspirim per tjetrin.












