Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Largimi i zyrtarit të përgjimeve në Telekom nga grupi i Hanës- deklarohen nga Prokuroria

13/11/2024 - 15:59
në Lajme
A A
Largimi i zyrtarit të përgjimeve në Telekom nga grupi i Hanës- deklarohen nga Prokuroria
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ekrem Cervadiku në fund të gushtit të këtij viti u largua nga një pozitë e rëndësishme në ndërmarrjen publike Telekomi i Kosovës nga grupi i kryeshefes ekzekutive, Burbuqe Hana. Kryesori i Departamentit të Burimeve Njerëzore dyshohej për keqpërdorim të detyrës dhe rrezik të dorëzimit të dokumentacionit.

Cervadiku dhe kryeshefja ishin miq të mirë mes vete. Gazeta Insajderi kishte raportuar në vitin 2023, se si Burbuqe Hana e kishte shpërblyer mikun e saj, Cveradikun, me pozitë në Telekom.

Nën udhëheqësinë e Hanës, Cervadiku ishte ngritur për pesë grada – pra nga zyrtari i Mbrojtjes së Informacioneve në Telekom në pozitën kryesore të burimeve njerëzore.

Gazeta Insajderi ka kontaktuar Prokurorinë Themelore të Prishtinës për ta pyetur për rastin e tij, mirëpo nga Prokuroria kanë bërë të ditur vetëm se kanë autorizuar Policinë e Kosovës në grumbullimin e të dhënave.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, ju njoftojnë se Prokurori i Shtetit ka lëshuar autorizim Policisë së Kosovës për ndërmarrjen e veprimeve-grumbullimin e informative. Tani për tani nuk mund të japim më shumë informacione për shkak të ndjeshmërisë së rastit”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë drejtuar Insajderit.

Insajderi pati raportuar në fund të gushtit për largimin e Cervadikut nga pozita dhe pas lirimit, kërkesën e kryeshefes ekzekutive që ta marrë qasjen në dokumentet e përgjimeve.

Në fushën ku ishte zyrtar Cervadiku ishin ndërmarrë edhe veprime kundër-ligjore. Në Telekom ishte instaluar pajisja e regjistrimit të punonjësve me të dhëna biometrike. Për këtë, iu kishte tërhequr vërejtja nga Agjencia për Informim dhe Privatësi, duke kërkuar që të hiqen menjëherë dhe të shkatërrohen të dhënat e marra të punëtorëve.

JU REKOMANDOJMË

Onkologjia e pranon se mungoi “Palbociclibi”, ilaçi për pacientët me kancer

Onkologjia e pranon se mungoi “Palbociclibi”, ilaçi për pacientët me kancer
24/10/2026 - 12:26

Drejtori i Onkologjisë, Ilir Kurtishi, ka konfirmuar mungesën e ilaçit për të cilin ka folur edhe një paciente e kësaj klinike, që ka ndërruar jetë ditë më parë....

Më shumëDetails

Shiroka-Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës që jetojnë në Kosovë të votojnë në zgjedhjet në Serbi

Shiroka-Pula u bën thirrje shqiptarëve të Luginës që jetojnë në Kosovë të votojnë në zgjedhjet në Serbi
24/10/2026 - 12:04

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, u ka bërë thirrje shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci që jetojnë në Kosovë, të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet parlamentare të parakohshme...

Më shumëDetails

“Si e komentoni kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend?”, Kurti: Urime…

“Si e komentoni kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend?”, Kurti: Urime…
24/10/2026 - 11:21

Kryeministri Albin Kurti ka refuzuar të flasë për kthimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara në Kuvendin e Kosovës nga presidentja Justina Shiroka-Pula. I pyetur nga gazetarët dje...

Më shumëDetails

Rudolph: Kosova duhet të ndërmarrë hapa konkretë për Asociacionin, BE të procedojë me aplikimin për anëtarësim

Rudolph: Kosova duhet të ndërmarrë hapa konkretë për Asociacionin, BE të procedojë me aplikimin për anëtarësim
24/10/2026 - 10:18

Ambasadori gjerman, Rainer Rudolph, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të bëjë “hapa konkretë” në themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.  “Ka edhe hapa të...

Më shumëDetails

Ndahet nga jeta policja mitrovicase, Bukurije Ferati

Ndahet nga jeta policja mitrovicase, Bukurije Ferati
24/10/2026 - 10:03

Policja Bukurije Ferati ka vdekur pas një sëmundjeje të rëndë. Familjarët kanë njoftuar se ajo do të varroset sot në orën 15:30 në fshatin Bare të Mitrovicës. “Është...

Më shumëDetails

Sot dita e 12-të e protestës së studentëve në Tiranë, pritet t’i bashkohen edhe pedagogët, mjekët, artistët e diaspora

Sot dita e 12-të e protestës së studentëve në Tiranë, pritet t’i bashkohen edhe pedagogët, mjekët, artistët e diaspora
24/10/2026 - 09:59

Kjo e shtunë shënon ditën e 12-të të protestës studentore, ku për sot është thirrur për një tubim kombëtar në kryeqytet. Me këtë protestë janë solidarizuar pedagogë, mjekë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal në “Otokirurgjia” të Dr. Emina Ramku Mekollit: Zbulohet se ofronte shërbime kirurgjike të palicencuara

    Skandal në “Otokirurgjia” të Dr. Emina Ramku Mekollit: Zbulohet se ofronte shërbime kirurgjike të palicencuara

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    161 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • “ISA” Sh.P.K. po ndërton banesat e ëndrrave në zemër të Skenderajt

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • “Grupi Parlamentar” i PDK i kërkoi Presidentes ta tërheqë ligjin, Gruda doli kundër, Çitaku e mbështet me “like”

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Rrustemi pas kthimit të Ligjit për Specialen: Kuvendi i ka dy opsione

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë