
Zyrtari i Departamentit të Rezervave shtetërore pranë Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Ermal Kutllovci, është larguar nga puna nga ky institucioni me vendim të komisionit disiplinor, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Është vet zyrtari për cilësi të naftës dhe produkteve të naftës, Ermal Kutllovci, i cili e ka bërë të ditur një gjë të tillë, duke e cilësuar vendimin për ndërprerjen e marrëdhënies së punës si skandaloz dhe për shkak të, siç thotë ai, kundërshtimit të procesit të furnizimit me rezerva shtetërore.
Kutllovci ka akuzuar direkt ministren Rozeta Hajdari për këtë vendim, pasi sipas tij ishte pikërisht ajo që ka ofenduar atë në një takim me shprehjen “mbylle gojën” dhe njëkohësisht ka kërkuar masa disiplinore ndaj tij.
Ai ka thënë se në vazhdimësi ka kundërshtuar proceset e paligjshme brenda ministrisë dhe është penalizuar për shkak të fjalës së lirë.
Më poshtë ju sjellim komplet reagimin e tij dhe dokumentacionin e bashkangjitur këtij reagimi:












