Policia kanë hasur tek një dëshmitar në vendin ku është vërejtur largimi i shiritëve në një objekt banesor në ndërtim e sipër në veri të Mitrovicës, njofton “Mitropol”.
Banesa ndodhet në rrugën “Vlade Cetkovic”, gjersa shiritat e inspektoriatit janë vendosur më 16 maj 2024, pasi inspektorët i kanë ndërprerë punimet dhe vendosur shirita për ndalim të punimeve.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili e ka cilësuar rastin dhe rasti vazhdon të hetohet./Mitropol.