Deputeti i PDK’së, Mërgim Lushtaku, ka shtyrë fizikisht deputetin e LVV’së, Adnan Rrustemin.
Lushtaku teksa Rrustemi ishte duke folur për arritjen e një marrëveshejeje, ka ndërhyrë duke thënë “mos na shitni pallavra, o demagog”.
Më pas, Rrustemi iu drejtua me fjalët “largoje dorën”.
“Po boni hajgare me neve, me popull. S’osht normale kjo, me këto pallavra”, deklaroi më tej Lushtaku.












