Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka reaguar pas vendimit të Kuvendit të Kosobës për faljen e 100 eurove për tatimpaguesit e tatimit në pronë, raporton Gazeta Blic.Në një deklaratë për Gazeta Blic, Latifi tha se nuk mund të miratohet një ligj ose një ndryshim i ligjit për tatimin në pronë pa u konsultuar me komunat e Republikës së Kosovës.
“Efektet nuk mund t’i dimë se kjo me siguri ndodh prej vitit të ardhshëm. Por, fakti që absolutisht nuk hyn në tatim, shqetësimet që të cilat i kanë paraqitur komunat e Republikës së Kosovës qoftë në mënyrë individuale apo nëpërmjet asociacionit të komunave, diçka s’është në rregull pra. Nuk mund të miratohet një ligj ose një ndryshim i ligjit për tatimin në pronë, këtë rast pa u konsultuar absolutisht komunat e Republikës së Kosovës”.Latifi tha se të hyrat kryesore janë nga tatimet në pronë dhe ky vendim mund t’i dëmtojë komunat. Ai shtoi se në qoftëse dëshiron t’iu ndihmojë qytetarëve le t’i rimbursoj qeveria komunat.
“Sigurisht që mund t’i dëmtojë ky vendim komunat sepse të hyrat e komunave janë nga tatimet në pronë. Tash, ne nuk mund ta dimë saktë se cilat janë efektet negative, por se do të ketë efekte negative në zvogëlimin e buxhetit për të hyrat nga tatimi në pronë që është e hyrë kryesore për çdo komunë, me siguri dëme të mëdha na presin. T’a shohim ose t’i përjetojmë zbritjet në vitit 2024. Unë i takoj AAK-së edhe kisha preferuar që partitë e tjera opozitare që të na bashkangjiten në Gjykatën Kushtetuese dhe të mos dekretohen nga Presidentja”, tha ai.Sipas tij janë dy mundësi, që të bëhet rimbursimi nga qeveria ose kjo çështje të shkoj në Gjykatën Kushtetuese, sepse nuk janë konsultuar fare as me kryetarët e komunave, as me asociacionin e tyre, e as me drejtorët e financave.
Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....
Më shumëDetails











