Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Latifi: Xhamia më e madhe në Prishtinë e mban emrin e sulltanit qe ishte homoseksual

17/03/2022 - 17:54
në Lajme
A A
Rikthimi i demokracisë militante
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Profesori i filozofisë Blerim Latifi është përfshirë në debatin që u nxit nga një pikë në Projektkodin Civil – i cili dështoi të miratohej të mërkurën në Kuvend – e cila do ta rregullonte çështjen e bashkëjetesës mes personave të gjinisë së njëjtë.

Latifi ka shkruar në Facebook se si piktori italian Gentile Bellini kishte konfirmuar se Sulltan Mehmeti II, emrin e të cilit e mban xhamia e madhe në kryeqytetin e Kosovës.

“Sot emrin e Sulltan Mehmetit II e mbanë xhamia më e madhe në Prishtinë. Ata që sot thërrasin në emër të fesë kundër homoseksualëve, po të ishin parimorë, do të kërkonin që edhe kësaj xhamie t’i hiqej emri i sulltanit homoseksual. Por ja që nuk janë. Përkundrazi, e glorifikojnë Sulltan Mehmetin II dhe ëndërrojnë për kohët kur ai dhe pasardhësit e tij bënin ligjin në këtë nënqiell. Madje një vit më parë edhe donin që hamamin e ndërtuar nga Sulltan Mehmeti II në Prishtinë ta kthenin në muze të tij”, ka shkruar Latifi.

Përveç që Projektkodi Civil nuk u miratua, disa deputetë folën kundër dhe për më tepër, me gjuhë denigruese ndaj pjesëtarëve të komunitetit LGBT+ në seancën e djeshme parlamentare.

Postimi i Blerim Latifit:

Në vitin 1479 Perandoria Osmane dhe Republika e Venedikut lidhin paqe me njëra tjetrën. Pjesë e kësaj paqeje ishte edhe dorëzimi i Kështjellës së Shkodrës në duart e osmanëve. Atë vit Sulltan Mehmeti II dërgoi një letër ne Venecia, përmes të cilës i kërkonte Dogjit të Republikës së Shën Markut t’i dërgonte në Stamboll piktorin më të mirë që kishte në dispozicion. Nuk vonoi dhe para dyerve të Portës së Lartë u shfaq piktori italian Gentile Bellini. Pesë vitet në vazhdim ai do t’i kalonte në Stamboll.

Portreti i Sulltan Mehmetit II, që ekziston ende sot, është vepër e tij. Por kjo nuk ishte e gjitha. Sulltani e ngarkoi Bellinin me detyrën që t’i pikturonte të gjitha muret e dhomave personale të pallatit të tij me afreske erotike, përfshirë ato me tematikë homoseksuale. Dëshmitë e biznatinëve, që kishin rënë të gjallë në duart e Sulltanit pas pushtimit osman të Konstandinopojës me 1453, dëshmi që flisnin për orgji homoseksuale të Sulltan Mehmetit II me djem të rinj, tani po konfirmoheshin edhe nga vetë Bellini. Sot emrin e Sulltan Mehmetit II e mbanë xhamia më e madhe në Prishtinë.

Ata që sot thërrasin në emër të fesë kundër homoseksualëve, po të ishin parimorë, do të kërkonin që edhe kësaj xhamie t’i hiqej emri i sulltanit homoseksual. Por ja që nuk janë. Përkundrazi, e glorifikojnë Sulltan Mehmetin II dhe ëndërrojnë për kohët kur ai dhe pasardhësit e tij bënin ligjin në këtë nënqiell. Madje një vit më parë edhe donin që hamamin e ndërtuar nga Sulltan Mehmeti II në Prishtinë ta kthenin në muze të tij.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë