Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Lavrov me Gjuriqin në Moskë: Do të punojmë së bashku për të shmangur dëmin në NIS

17/02/2025 - 14:49
në Lajme
A A
Lavrov me Gjuriqin në Moskë: Do të punojmë së bashku për të shmangur dëmin në NIS
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka thënë të hënën se me ministrin e Jashtëm serb, Marko Gjuriq kanë arritur pajtueshmëri që të vazhdojnë punën e përbashkët për të parandaluar dëmtimin e interesave të përbashkëta që kanë në Industrinë e Naftës së Serbisë (NIS).

Më 10 janar, Shtetet e Bashkuara e kanë sanksionuar NIS-in për shkak se kompania është në pronësi të kompanisë ruse Gazprom Neft, me qëllim të parandalimit të Rusisë që t’i shfrytëzojë të hyrat nga energjia për të financuar luftën në Ukrainë.

“Forca të caktuara në Perëndim nuk e duan bashkëpunimin tonë dhe po tentojnë të pengojnë bashkëpunimin tonë”, ka thënë Lavrov në konferencë të përbashkët me Gjuriqin, i cili është në një vizitë dyditore në Moskë.

Kompanitë ruse, Gazprom Neft dhe Gazprom, zotërojnë 56.15 për qind të aksioneve të NIS-it, derisa Serbia zotëron pothuajse një të tretën e aksioneve.

Serbia, bashkë me Bjellorusinë, janë shtetet e vetme evropiane që nuk kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë për luftën e nisur në Ukrainë.

Ministri i Jashtëm serb, Marko Gjuriq ka thënë se bisedimet për NIS-in do të vazhdojnë dhe që presidenti serb, Aleksandar Vuçiq do të diskutojë këtë çështje edhe me zyrtarët rusë.

“Gjëja më e rëndësishme është që shtetasit serbë të mos i vuajnë sanksionet kundër NIS-it”, ka thënë ai.

Industria e Naftës e Serbisë (NIS) ka nisur kërkesë në Zyrën për Kontrollin e Aseteve të Huaja, që funksionon në kuadër të Thesarit amerikan, që të shtyjë afatin për zbatim të sanksioneve.

Presidenti Vuçiq ka thënë më 6 shkurt se ai është ende në pritje të përgjigjes nga zyrtarët amerikanë, dhe që shtyrjen e sanksioneve e konsideron të nevojshme derisa të gjendet një zgjidhje lidhur me pronësinë e kompanisë.

Pas takimit me Lavrovin, Gjuriq ka thënë se Serbia është në rrugën evropiane, mirëpo do t’i ruajë marrëdhëniet me Rusinë.

“Ne shpresojmë që marrëdhëniet tradicionale miqësore do të arrijnë potencialin e plotë në periudhën pasuese, dhe ne do të punojmë intensivisht me parterët rusë që të arrijmë këtë qëllim”, ka thënë Gjuriq.

Serbia varet nga Rusia sa u përket furnizimeve me gaz natyror, si dhe llogarit në mbështetjen e Moskës për të kundërshtuar pavarësinë e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Serbia i ka përkrahur rezolutat e Kombeve të Bashkuara për integritet territorial të Ukrainës, mirëpo pavarësisht thirrjeve të Brukselit, nuk është distancuar prej Moskës zyrtare. /REL

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë