Zgjedhjet lokale të 14 nëntorit 2021 në komunën e Dragashit i ka fituar Behxhet Xheladini nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës në këtë komunë kanë arritur marrëveshje për të qeverisur në katër vitet e ardhshme.
Sipas marrëveshjes së siguruar nga Gazeta Insajderi, palët janë pajtuar që postin e kryetarit ta marrë Behxhet Xheladini nga LDK, ndërsa nënkryetari do të emërohet nga rradhët e Vetëvendosjes.
Kryesuesi i kuvendit komunal, dy këshilltarë, Drejtoria e Arsimit dhe një drejtori që do të përcaktohet në bashkëpunim me LDK-në do t’i përkasin Vetëvendosjes.
Kandidati i LDK-së, Behxhet Xheladini në tërësi i ka marrë 6,071 vota në zgjedhjet lokale, pas numërimit të votave nga diaspora.
















